Nuk ka qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tjetër pasgoditje është regjistruar në orën 18:01:27 minuta në Follorinë të Greqisë, por që është ndjerë edhe në pjesën e territorit shqiptar, Bilisht dhe zonat përreth.

Lëkundjet sizmike ditën e sotme

Lëkundja ishte me magnitudë 3.6, me thellësi 11 km, 46 km në verilindje të Bilisht, që ndodhet Follorina, e cila nuk po gjen qetësi prej dy ditësh nga tërmetet.