Një i ri ka tentuar që të hyjë për të vjedhur në zyrat e Bashkisë së Durrësit.

Burime bëjnë me dije për noa.al se falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.