Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Gjermani, ku si pasojë janë plagosur disa studentë dhe autori është vetëvrarë.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda një salle leksionesh në Universitetin e Heidelberg në Neuenheimer Feld në Heidelberg .

Pas plagosjes së disa të rinjve identiteti i të cilëve nuk dihet, ai është vetëvrare. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë autoritetet apelojnë këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve që të shmangin vendin.