Analisti Arjan Çani ka thënë sot se Shqipëria është futur në epokën e republikës së prokurorëve. Kjo sipas tij favorizon kandidatin Dritan Shakohoxha për kreun e FSHF-së, nëse ai ka një marrëveshje me pushtetin, që ka në dorë drejtësinë e re.

“Shakohoxha nëse nuk ka bërë marrëveshje me pushtetin nuk vjen dot. Duka nuk do të vazhdojë dot sepse nuk e lë drejtësia. Drejtësia ka ndryshuar kah. Kjo që po i bëjnë Saliut amerikanët është më keq sesa ta arrestojnë. Mjafton përgjimi që i bënë Erion Velisë…

Shqipëria po futet në epokën e republikës së prokurorëve. Në çdo karrierë nëse nuk do të ketë ok e pushtetit…po jetojmë në një republikë ku mesazhet vijnë underground. Shako është i zgjuar. Priti momentin më të mirë për t’u futur.

Tani me reformën në drejtësi, që e ka bërë zoti Rama dhe Zoti Veliaj, Shako është i fituar nëse ka bërë marrëveshje. Mbani frymën miq, Shako nuk është naiv. Ky pushtet ka drejtësinë në dorë”, ka thënë Ccani