Në fillim nuk u besua, por situata u bë serioze.

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother, ku Einxhel është rrëzuar gjatë një loje, dhe dyshohet se ka thyer krahun.

Fillimisht banorët e tjerë e morën me të qeshur këtë situatë, por më pas duket se është dashur ndërhyrja e mjekëve për ta qetësuar Einxhel.

Gjatë ndërhyrjes së mjekëve, banorëve iu është kërkuar që të mos e komentojnë situatën, ndërkohë që kamerat janë fokusuar në oborr.

Beniada dhe Donaldi iu kanë ardhur në ndihmë mjekëve që kanë vizituar Einxhel.

Më pas të gjithë banorët shihen pranë Einxhel te krevati, duke i qëndruar afër.

Moderatorja ka treguar se lojërat fizike nuk janë pika e saj më e fortë.