Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjdhjet e 6 marsit.

Subjekti politik ka dorëzuar në KQZ kërkesën përkatëse.

Ende nuk dihet nëse LSI do të dalë me kandidatë më vete, apo do të dalë me një koalicion të përbashkët me Komisionin e Rithemelimit siç është komentuar deri më tani.

Të dyja palët kanë pranuar se janë në negociata, për mënyrën se si do të bëhen pjesë në zgjedhjet e 6 Marsit, ndërkohë që Berisha ka hedhur poshtë pretendimet e mediave, se është arritur paraprakisht një marrëveshje.

Për zgjedhjet e 6 Marsit, janë regjistruar më herët dhe Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të mbahen për bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë, Shkodër dhe Dibër.