Në 6 bashkitë e vendit po zhvillohen zgjedhjet për Primaret, pasi Komisioni i Rithemelimit vendosi që kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit do të zgjidhen nga anëtarët me në të votës.

Deputeti Flamur Noka nga Vora u shpreh se kjo është një ditë e shënuar për demokratët pasi në këtë proces zgjedhor anëtarët mund të ndjejnë peshën e votës së tyre.

Noka: Sot është një ditë e shënuar për demokratët, sot çdo demokrat në 6 bashkitë ku do ketë proces zgjedhor ndjen peshën e tij, ndjen fuqinë e  tij në vendimmarrje, vlerën e tij në përfaqësimin e pushtetit.

Kjo është falë PD-së, falë Kuvendit të saj të datës 11 dhjetor që vendosi të sanksionojë në Statut Primaret si demokracia direkte që i jep vlerë votës dhe anëtarit. Sot është një hap i madh për demokratët pasi anëtarësia vendosen se kush do ta përfaqësojë, ndryshe nga modeli i zarfeve dhe emërimeve.

Pjesëmarrja në Vorë sipas Nokës do të jetë e kënaqshme, ndërsa tha se betejën e vërtetë demokratët e kanë me regjimin në pushtet.

Noka: Ajo që mund t’ju them është që sot demokratët e Vorës do të vendosin për përfaqësimin e tyre me votën e tyre. Pjesëmarrja do të jetë e shkëlqyer dhe do ta kalojë edhe referendumin e datës 18 dhjetor. Me Edi Ramën, me regjimin dhe me kreun e regjimit. Beteja është për të vendosur demokracinë dhe për të vendosur pluralizmin. Bashkinë E Vorës do ta marrim, rast të kundërt nuk ka. Kandidatët tanë janë 2 figura të spikatura të zonës dhe përfaqësues të denjë.