Vriten dy policë me armë në një kampus universitar në Virxhinia.

Mediat amerikane raportojnë se sulmuesi u kap menjëherë pas kësaj, por autoritetet nuk zbuluan detajet e tij personale apo motivin e sulmit.

Dy agjentët, John Painter dhe JJ Jefferson, u qëlluan në një pritë në kampusin e Kolegjit Bridgeëater.

Aktualisht mësohet se asnjë student nuk duket të jetë përfshirë në incident.

Presidenti i SHBA Joe Biden komentoi menjëherë: “Një sulm me armë i mori jetën dy policëve të guximshëm. Jill dhe unë po lutemi për familjet e të humburve. Dhuna me armë kundër forcave të rendit është e neveritshme dhe duhet të përfundojë”.