Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme një konferencë për mediat, e cila është parashikuar të zhvillohet në orën 11:30 në Kryeministri.

Në këtë konferencë, kreu i qeverisë do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Konferenca vjen një ditë pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Nuk dihet nëse Rama do të komentojë këtë vendim që bëri bujë të madhe në politikë dhe opinionin publik.

ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u njoh ditën e djeshme me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke u dënuar me 5 vite burg për “shpërdorim detyre”, por për shkak përfitimit nga të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite.