Katër persona  kanë rënë në prangat e policisë së  Kosovës, pasi akuzohen se kanë kanosur dhe zhvatur një minoren.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të rinjtë akuzohen për shtrëngim dhe kanosje për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim. Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale,E.B,K.P,Xh.D,K.A.

Sipas burimeve konfidenciale këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me qëllim dhënie pasurie shtetasin e mitur F.P 17 vjeç,të cilit i kanë marrë në kohë të ndryshme gjatë një periudhe 1 mujore,shuma të ndryshme parash në shumën 200.000 lekë dhe 8000 euro.