Shqipëria është pozicionuar në krah të Ukrainës në tensionet që janë tendosur mes saj dhe Rusisë.

Menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Rama, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë. Në një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ta. Ambasadorja e SHBA-ve shton se agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ne, në çështjen e Ukrainës. Agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin është i ngarkuar Këshilli i Sigurisë,”- shkruan Kim ndër të tjera.

Postimi i Yuri Kim Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB. Rama tregoi pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe theksoi se e vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve mes tyre, sipas tij janë bisedimet.