Dy shpërthime u raportua se kanë tronditur Abu Dhabin në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot herët në mëngjes.

Sipas informatave jozyrtare, shpërthimi i parë është dëgjuar duke ardhur pranë një qendre tregtare.

Një i dytë nga një pallat banimi. Mbrojtja civile e Abu Dhabit tha se ishte një zjarr i shkaktuar nga një shpërthim i cilindrit të gazit në një ndërtesë në një zonë qendrore banimi. Autoriretet thanë se nuk kishte viktima.

“Ekipet e specializuara shuan zjarrin, evakuuan ndërtesën si masë paraprake dhe kontrolluan situatën”, tha autoriteti i mbrojtjes civile në një deklaratë për mediat shtetërore.

Emiratet e Bashkuara Arabe javët e fundit janë përballur disa herë me sulme të dështuara nga lëvizja Houthi e Jemenit.

Sulmet e fundit në Abu Dhabi, qytet që promovon fort reputacionin e saj si një destinacion i sigurt biznesi dhe turizmi, kanë shkaktuar njëfarë ankthi te banorët.

Autoriteti i mbrojtjes civile të mërkurën i kërkoi publikut të ndjekë vetëm burimet zyrtare të lajmeve dhe të shmangë përhapjen e thashethemeve.

Lëvizja Houthi, e cila po lufton një koalicion të udhëhequr nga Arabia Saudite që përfshin Emiratet e Bashkuara Arabe, ka marrë përsipër tre sulme në Emiratet e Bashkuara Arabe, një në një depo karburanti në Abu Dhabi që vrau tre persona më 17 janar dhe dy që autoritetet e Emirateve thanë se ishin parandaluar.