Shpërthen në flakë mjeti në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i Selitës.

Mjeti me drejtues M. B., ka shpërthyer në flakë dhe shoferi e ka braktisur në sekondat e fundit.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.