Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se të mërkurën, më 16 shkurt mund të sulmohen nga forcat ruse.

Udhëheqësi ukrainas tha se kishte dëgjuar raportet e SHBA, por bën thirrje që të jetë ditë uniteti.

AI ka kërkuar që flamuri kombëtar me ngjyrë blu dhe të verdhë të valëvitet në ndërtesat shtetërore dhe struktura të tjera ndërsa himni kombëtar të luhet në të gjithë vendin në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës, raporton noa.al duke cituar The Guardian.

Dekreti i publikuar në faqen e presidentit thotë se duhen marrë “masa urgjente për të konsoliduar shoqërinë ukrainase”.

Presidenti vazhdoi të parashikojë se rajonet e Donbass dhe Krimesë do të kthehen në kontrollin e Ukrainës me mjete diplomatike.

Ai vlerësoi ushtrinë e Ukrainës dhe tha se ajo është “shumë herë më e fortë se tetë vjet më parë”.