Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 3 mijë lekë të rinj të gjithë anëtarët e KZAZ-ve që kanë numëruar më pak se 50 për qind të votave.

Njoftohet se deri më tani, janë 18 KZAZ të cilët kanë numëruar më pak se 50% të votave.

Ndërsa, aktualisht ka përfunduar numërimi për 39 KZAZ. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 35 është numri i KZAZ-ve që  kanë numëruar mbi 50% të Qendrave të Votimit që kanë në administrim.