Pas incidenteve të ndodhura përgjatë festimeve për Ditën e Verës, kryeministri Edi Rama është larguar nga Elbasani për t’u shfaqur në Bubq ku ka ndjekur nga afër procesin e rindërtimit për familjet që humbën banesën për shkak të tërmetit.

“Bubq, Krujë – Aty ku po merr formë qendra urbane e re dhe puna vijon pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë. Ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re dhe gjithashtu vijon puna për ndërtimin e 7 pallateve, shkollës dhe qendrës së re administrative”, ka shkruar Rama.

Gjatë inspektimit, Rama shoqërohej edhe nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj