Janë siguruar imazhet nga momenti i përplasjes së mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan duke e kthyer sheshin e festës së ditës së verës në një arenë përplasje e cila nga ofendimet banale ka degjeneruar në përleshje fizike.

Në pamje duke simpatizantët që pasi shajnë njëri-tjetrin qëllojnë me grushte. Në atë moment ndërhyn një efektiv policie i cili mundohet të qetësojë situatën, e megjithatë turma nuk shpërndahet.

Përplasja ndodhi për shkak se kryedemokrati Lulzim Basha dhe kreu i qeverisë Edi Rama kishin planifikuar të njëjtin orar për të uruar qytetarët në Elbasan për ditën e Verës.

Basha bën fajtor Edi Ramën duke deklaruar se kishte ardhur i shoqëruar nga banditë me pistoleta në brez, ndërsa ky i fundit thekson se Basha vjen në festë me flamuj partie duke nxitur përplasje.