Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Pandi Gjata” në kryeqytet. Sipas policisë 6 persona kanë qëlluar 27-vjeçarin A. D i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike pas një konflikti për motive të dobëta.

Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur S. K., 38 vjeç,  E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç.

“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. K., 38 vjeç,  E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Pandi Dardha”, pasi një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.