Këtë të martë është mbledhur shoqata e bashkive ku kanë vendosur shkarkimin e Voltana Ademit dhe emërimin në vend të saj të, Pjerin Ndreu.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme përveç kryetarit janë zgjedhur dhe nënkryetarët e rinj të shoqatës që janë Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

“Kjo është asamble e jashtëzakonshme e thirrur nga 1/5 e anëtarëve në këtë asamble marrin pjesë të gjithë anëtarët e bashkive. Prej dy vitesh nuk ishte funksionale, ne e kemi parë si të domosdoshme mbledhjen e kësaj asambleje ku kemi zgjedhur dhe anëtarët e shoqatës dhe në këto kushte ne kemi kërkuar mbledhjen. Pas diskutimeve dhe votimeve është zgjedhur kryetar unë dhe nënkryetar Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli”, ka thënë Ndreu.