Me gjithë zbutjen e pandemisë, shqiptarët po blejnë produkte farmaceutike thuajse si në fillimet e Covid-19. Në raport me popullsinë, në harkun 10-mujor, janar-tetor, për çdo qytetar janë importuar 1.7 kilogramë barna ndërsa shpenzimi për frymë përllogaritet në rreth 68 euro.

Pandemia është zbutur, infektime kanë rënë, vdekjet thuajse janë zëruar, por shqiptarët vijojnë të blejnë produkte farmaceutike thuajse si në fillimet e Covid-19. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-tetor u importuan gati 4 mijë e 700 tonë medikamente farmaceutike, duke u rritur në raport me një vit më parë.

“Njerëzve iu është kthyer tashmë në zakon të blerit barna duke menduar se do mbrojnë shëndetin”.

Ndonëse është importuar më shumë në sasi, vlera e shpenzuar për produktet farmaceutike të importuara është më e ulët se vjet, duke u përllogaritur në rreth 189 milionë euro nga mbi 218 milionë në janar-tetor 2021. (grafik 2) Kjo pasi njerëzit nuk po konsumojnë më antibiotikë të kushtueshëm.

Në raport me popullsinë, e cila vitet e fundit po plaket e sëmundshmëria po rritet, në harkun 10-mujor, janar-tetor, për çdo qytetar janë importuar 1.7 kilogramë barna ndërsa shpenzimi për frymë përllogaritet në rreth 68 euro.

Farmacistet tregojnë edhe produktet farmaceutike më të tërhequra nga shqiptarët këtë periudhë.

Në harkun e muajve janar-tetor janë importuar  fruta, perime, perime, drithëra dhe bishtajore në vlerën e 23.6 milionë eurove, 8 herë më pak se për produktet farmaceutike.