Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion në një lokal dhe ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar me dy mbiemra, i cili njihej për precedentë të theksuar kriminalë, për vepra të rënda penale.

Në pranga ka rënë shtetasi Sh. Ç. (I.), banues në lagjen Nr. 2 në Durrës, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.