Greqi- Tragjike në Greqi! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pire të Greqisë këtë mëngjes, ku një i ri shqiptar ka vrarë me armë zjarri partneren e tij.

I riu shqiptar ka vrarë me plumb në kokë partneren e tij 19-vjeçare, gjithashtu shqiptare, dhe më pas ka telefonuar autoritetet dhe ka deklaruar krimin e rëndë.

Oficerët e policisë kanë shkuar me shpejtësi në shtëpinë e çiftit dhe kanë gjetur të vdekur vajzën, ndërsa autori është dorëzuar.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike.