Ka nisur mbledhja e Komitetit Teknik të Eskpertëve, të cilët do të vendosin masat e reja në lidhje me përballimin e pandemisë së koronavirusit, e cila po shkkon një numër të madh të vdekurish në vend.

News1.al ka mësuar se masa e parë që pritet të marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve është kufizimi i lëvizjes duke filluar nga ora 20:00 që prej ditës së nesërme. Kufizimi deri më tani fillonte nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Kjo masë do të aplikohet përgjatë dy javëve të ardhshme, më konkretisht nga data 11 deri në 25 shkurt.

Gjithashtu u vendos që të mbyllet aktiviteti i bareve dhe restoirahnteve nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit me përjashtim të kateringut, i cili do të vijojë.

Sa i përket shkollave të mesme, u vendos që në rrethe me risk të lartë si Tirana, Vlora, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Lushnja, Pogradeci dhe Kamza të vijojnë mësimin sipas skenarit tre të masave anti-Covid, i cili parashikon mësim online.

Shqipëria po përballet me një numër të rritje të rasteve të reja me koronavirus gjatë javëve të fundit duke detyruar autoritetet që të marrin masa shtesë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 1 239 raste të reja dhe 16 viktima. Gjatë ditës së djeshme u shënua rekordi i ri për numrin e të prekurve me koronavirus.

Vijon…