Në kuadër të masave anti-Covid, duke nisur nga nesër, kufizimi i lëvizjes në vendin tonë nuk do të nisë më në 22:00, por në orën 20:00, deri në orën 6 të mëngjesit. Vendimi hyn në fuqi ditën e enjte (nesër) më 11 janar dhe do të jetë në fuqi për dy javë.

Vendimi është marrë sot nga autoritetet shëndetësore dhe është bërë publik në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekpsertëve në një konferencë për mediat nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Nga masa e re, përjashtohen lëvizjet për arsye pune ose për emergjenca mjekësore.

I njëjti orar vlen edhe për baret dhe restorantet, ndërsa përjashtohen nga ky rregull shërbimi delivery.

“Komiteti i Ekspertëve ka vendosur

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt”, tha ministrja në fjalën e saj.

Vijon…