Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik i Ekspertëve këtë të mërkurë në një konferencë për mediat kanë analizuar situatën e pandemisë dhe masat e reja anti-covid19.

Manastirliu është shprehur se është vendosur që shkollat e mesme në qarqet kryesore ku ka shkallë të lartë infeksioni do të vijojnë mësim online nga data 11 deri në 25 shkurt.

“Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 për një periudhë 14 ditore deri më 25 shkurt. Ndalimi i aktiviteteve të restorantëve dhe barëve në fashën e vendosur të orarit të lëvizjes nga data 11 shkurt deri më 25 shkurt. Shkollat e mesme me zonat e rriskut të lartë do të aplikojnë skenarin e tretë atë të mësimit onlinë në disa shkolla.Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, Tiranë, Fier, , Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër dhe Kazmës do aplikojnë skenarin online. Sezoni i provimeve për universitetit rekomandohet të zgjatet, kombinim online  dhe në monitor i provimeve”, tha Manastirliu.