Emiljano Shullazi ka lënë qelinë e burgut këtë të mërkurë dhe është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me repartet RENEA të Policisë së Shtetit, shoqërojnë të burgosurin Emiliano Shullazi nga burgu 313 drejt QSUT, ku do t’i kryehet një vizitë e planifikuar nga mjekët.

“Menjëherë më pas, personi do të rikthehet në institucion sërish nën masa të rrepta sigurie”, thanë burimet.