Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar “shkakun” që shkakton mpiksjen e gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca. Sipas tyre, ekziston një proteinë në gjak që “tërhiqet” nga një komponent kyç i vaksinës, shkruan BBC

Ata mendojnë se kjo shkakton një reaksion zinxhir, që përfshin sistemin imunitar, duke shkaktuar në fund mpiksjen e gjakut. Megjithëse, vaksina mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga Covid.

Një zëdhënëse e AstraZeneca theksoi se mpiksjet e gjakut kishin më shumë gjasa të ndodhin për shkak të Covid sesa të vaksinës. Studiuesit mendojnë se adenovirusi mund të lidhet drejtpërdrejtë me mpiksjet e rralla të gjakut që ndodhin te disa njerëz. Pra, ata përdorën një teknikë të quajtur mikroskopi krio-elektronike për të marrë imazhe të adenovirusit.

Studimi i tyre, i botuar në revistën Science Advances, zbulon se sipërfaqja e jashtme e adenovirusit tërheq proteinën e trombociteve si një magnet. Këto mpiksje, të njohura si trombocitopeni  e shkaktuar nga vaksina, kanë shkaktuar 8 viktima nga afro 50 milionë doza të AstraZeneca të dhëna në MB.

AstraZeneca tha se vaksina mendohet se ka shpëtuar më shumë se një milion jetë në mbarë botën dhe ka parandaluar 50 milionë raste të Covid. Ekipi i Cardiff shpreson se gjetjet e tyre mund të përdoren për të përmirësuar vaksinat e bazuara në adenovirus në të ardhmen dhe për të zvogëluar rrezikun e  zhvillimit të mpiksjes së gjakut.