Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qukës Shkumbin në Prrenjas.

Një adoleshent 16 vjeçar ka tentuar të vetvaret.

Aktin fatal ai ka vendosur ta kryejë në banesën e tij.

Por ka ndodhur mrekullia. Pikërisht në momentin kur ai është vetvarur është pikasur nga familjarët që i kanë hequr lakun nga fyti.

I riu është nisur menjëherë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ata konfirmuan për Noa.al se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.