Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar deri më tani 48.14% të votave, ose 400 mijë vota tashmë.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje po prin e para.  Ndërkohë e dyta është PDK me 18.42% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.65% të votave.

Aktualisht AAK ka 8.08% të votave, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit AAK mori 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.61% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Procesi i votimit në të gjithë vendin u mbyll në orën 19:00. Ndërkohë, kryetarja e KQZ, Valdete Daka njoftoi se në zgjedhjet e sotme morën pjesë 46.9% e qytetarëve, pjesëmarrje kjo më e lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.