Të rinjtë korçarë përfshihen në projekt për bujqësinë nëpërmjet Worshopit dhe aplikimeve.

Bashkia Korçë tregohet edhe njëherë nxitëse për të rinjtë, për t’u bërë pjesë e gjetjeve inovative në zhvillimin e bujqësisë.

Dhjetra të rinj e të reja u bënë pjesë e Workshopit të hapur të Agrichallenge, i cili u organizua në ambjentet e bibliotekës “Thimi Mitko”.

Workshopi me temë “Si të ndërtojmë një projekt bujqësor përmes teknologjisë”, bëri bashkë të apasionuar pas bujqësisë e teknologjisë në përpjekje të konsolidimit të ideve të tyre finale para aftatit të aplikimeve në datë 31 Dhjetor.

Së bashku, të rinjtë shkëmbyen ide dhe zhvilluan “Networking & Match Making session” ku grupet përdorën këshillat e mentorëve më të mirë të fushës dhe plotësuan grupet e tyre me elementet që ju mungonin.