Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se partia e tij është e vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Basha thotë se kudo ku shkon, Rama do i gjejë të djathtët me të gjithë fuqinë e tyre.

Kryedemokrati thekson se do të garantojnë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë.

“Ne jemi të vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Kudo ku shkon, Rama do të na gjejë me gjithë fuqinë tonë. Ne do të garantojmë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi i Shqipërisë të fillojë”, shkruan Basha.