Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka nënshkruar një urdhër që parashikon daljen e Italisë nga karantina.

Përmes këtij nënshkrimi, u lejohet qytetarëve që të shkojnë drejt vendit fqinj, por me një kusht.

Mjafton që të keni një tampon i cili vërteton se nuk jeni të prekur nga koronavirusi.

Hyrja është e lejueshme për të gjithë qytetarët e BE-së, zonës Shengen, Britanisë së Madhe dhe Izraelit.

Në të njëjtin urdhër, megjithatë, masat kufizuese në lidhje me Brazilin janë zgjatur.

Italia është vendi më i prekur në Europë dhe me pasoja më të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.