Misteri që lidhet me mpiksjen e gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson është zgjidhur më në fund nga shkencëtarët në Gjermani. Sipas një raporti të Financial Times, Rolf Marschalek, një profesor në Universitetin Goethe në Frankfurt, tha se hulumtimi i tij zbulonte se mpiksja e gjakut pas vaksinimit lidhej me vektorët adenovirus që përdorin të dy vaksinat për të dërguar proteinën Spike në trup.

J&J tashmë kishte kontaktuar laboratorin e Marschalek për udhëzime të mëtejshme dhe po kërkonte mënyra të reja për të modifikuar vaksinën, tha profesori. Sipas Marschalek dhe shkencëtarëve të tjerë, disa qeliza të vaksinës bashkohen ose ndahen, duke krijuar versione të reja, të cilat nuk mund të lidhen me membranën qelizore në të cilën arrihet imunizimi.

Në vend të kësaj, proteinat sekretohen nga qelizat dhe shpërndahen në trup, duke shkaktuar mpiksje gjaku në rreth një në 100,000 njerëz, sipas teorisë së Marschalek. Profesori beson se problemi me këto vaksina mund të zgjidhet nëse prodhuesit arrijnë të modifikojnë proteinën Spike, raporton abcnews.al

Si ndodh mpiksja e gjakut?

Mekanizmi i transmetimit do të thotë që vaksinat dërgojnë proteinën spike në bërthamën qelizore dhe jo në lëngun qelizor (citosol) brenda qelizës ku virusi prodhon normalisht proteina, “tha Marsalek. Pasi të jenë brenda bërthamës qelizore, pjesë të proteinave spike ndahen në copa, duke krijuar variacione që nuk mund të ngjiten në membranën qelizore ku zhvillohet procesi i imunizimit.

“Sapo këto gjene të virusit janë brenda bërthamës, ato mund të shkaktojnë disa probleme,” tha Marsalek për Financial Times.

Kjo dukuri është konstatuar te 309 nga 33 milion njerëz që u vaksinuan AstraZeneca dhe J&J në Britani, duke shkaktuar 56 viktima. Në Europë, të paktën 142 njerëz kanë zhvilluar mpiksje gjaku nga 16 milion persona që u vaksinuan me AstraZeneca.

Por sigurisht që ka një zgjidhje

Marshall beson se ekziston një zgjidhje për problemin, nëse shkencëtarët arrijnë të modifikojnë sekuencën e proteinës spike për të parandaluar shpërbërjen e saj. Proteina spike në vaksinën J&J mund të shpërbëhej më lehtë sesa te AstraZeneca, duke e bërë efektin anësor më pak të zakonshëm.

Në Shtetet e Bashkuara, vetëm 8 nga 7.4 milion njerëz të vaksinuar me  J&J zhvilluan mpiksje gjaku.

“J&J po përpiqet të bëjë modifikojë vaksinën e saj,” tha kompania në një deklaratë, duke shtuar: “Me të dhënat që kemi ne mund të ndryshojmë këto sekuenca duke koduar proteinën spike në një mënyrë që parandalon reagimet e pavullnetshme”.

Marsalek tha se ai ende nuk ka folur me AstraZeneca. “Ata kurrë nuk na kanë kontaktuar, kështu që ne nuk kemi folur me ta, por nëse kompania do kërkon të komunikojë me ne, unë  do t’ju tregoj atyre se se çfarë mund të bëjnë për të modifikuar vaksinën e tyre,” shtoi ai.

Marsalek theksoi se tashmë i ka dërguar autoriteteve kompetente gjermane të dhënat e zbulimit të tij.  “Zbulimi ynë i ka befasuar ata, sepse askush nuk ka menduar se problemi mund të ishte pikërisht ky,” përfundoi ai.