Kur të gjithë flasin për luftën, Putin takohet me kancelarin gjrman dhe bisedojnë për tregëtinë dhe marrdhëniet dypalëshe.

Takimi mes Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka zgjatur disa orë në Kremlin.

Sipas BBC, presidenti rus Vladimir Putin ka nisur i pari konferencën duke thënë se Gjermania është një “partner kyç i Rusisë”.

Putin ka theksuar gjithashtu se ai do të donte të forconte marrëdhëniet mes dy shteteve.

Në fjalën e tij Presidenti Putin theksoi sektorin e energjisë si një fushë kyçe të bashkëpunimit me Gjermaninë, duke përmendur gazsjellësin Nord Stream 2 midis dy vendeve, i cili është gati, por ende nuk funksionon.

Putin ka deklaruar se ky është një “projekt thjesht tregtar” pa përfshirë politikë në të dhe se Rusia është e lumtur të vazhdojë furnizimin me gaz përmes Ukrainës nëse ka kërkesë për këtë, duke shtuar se kjo ka rëndësi ekonomike.

Takimi i tyre vjen në një kohë që inteligjenca amerikane dhe CIA kanë paralajmëruar se një pushtim i mundshëm i Rusisë në Ukrainë do ndodhë në 16 shkurt.