Kosovars waving national flags pose for a photo, during celebrations to mark the 11th anniversary of independence, in Pristina, Sunday, Feb. 17, 2019. Kosovo has celebrated its 11th anniversary of independence with a military a parade but still in tense relations with its former foe Serbia. (AP Photo/Visar Kryeziu)(AP Photo/Visar Kryeziu)

Kosova feston sot 14-vjetorin e Pavarësisë! Shpallja e pavarur u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Serbia e ka kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës nën preteksin se ishte e paligjshme. Por ndërkohë mbi 100 vende e njohin sot Kosovën si shtet të pavarur.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99).

Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Sot Kosova ka shtetin, organet dhe institucionet e saj.