Një banore e zonës së 5 Majit në kryeqytet ka hyrë sot me vrap brenda perimetrit të Kuvendit, ndërkohë që mbahet seanca plenare e zakonshme.

Ajo ka kërkuar të takojë ish kryeministrin Sali Berisha dhe e ka pritur atë deri sa ka dalë nga salla e Kuvendit. Pasi arriti të hyjë brenda perimetrit të Kuvendit, protestuesja u ul këmbëkryq në tokë dhe foli për mediat.

Aty ajo kërkoi të takohet me Berishën për të shprehur pakënaqësitë që kanë banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

“Dua Sali Berishën, dua të takoj Berishën, ai është shpresa ime e vetme. Do më prishet shtëpia me datë 22 Shkurt.

I kam kërkuar Lulzim Bashës ndihmë, po nuk ka bërë gjë. I kam kërkuar Ramës e Metës ndihmë, por prapë asgjë.

Prandaj dua të takoj dhe Berishën. Kam ditë që po e kërkoj por e kam patur të pamundur,” tha banorja.

Ish-kryeministri e priti në takim dhe i ofroi mbështetjen e tij. Berisha tha se Komisioni i Rithemelimit do të marrë një vendim për nisma ligjore në mbështetje të banorëve të 5 Majit.