Kryebashkiaku socialist i Fierit Armando Subashi, është duke u marrë në pyetje në SPAK, paraditen e kësaj të premteje.

Burime bëjnë me dije për noa.al se Subashi ka qenë i vetëm kur ka hyrë në ambientet e SPAK, ku po pyetet për më shumë se dy orë.

Subashi po pyetet në SPAK për veprimet e tij ne lidhje me inceneratorin e Fierit.

Prokuroria e Posaçme vijon po ashtu hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku përveç ish ministrit Koka dhe dy biznesmenëve, persona të tjerë mund të vihen nën akuzë.

Mësohet se mes personave të që janë pyetur janë dy punonjës së bashkisë Elbasan si dhe një ish-zyrtare e lartë e ministrisë së mjedisit.

Të gjithë personat e pyetuar nga SPAK, kanë pasur poste drejtueses, dhe nuk dihet nëse jane pyetur nën cilësinë e personave nën hetim apo që kanë pasur dijeni lidhur me inceneratorin e Elbasanit.