Dy anije të Marinës Shqiptare iu bashkuan operacionit për shuarjen e zjarrit që shpërtheu në një traget që udhëtonte nga porti grek i Igumenicës në portin italian të Brindisit, raporton Anatolia Agency (AA).

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, përmes një deklarate në rrjetet sociale.

“Dy anije të Marinës Shqiptare iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindisi – Igumenicë”, ka shkruar Peleshi në rrjetet sociale.

“Në fillim zjarri ka qenë jashtë ujërave tona territoriale, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territoriale, në një distancë prej 5 miljesh nga porti i Porto Palermos. “Në operacionin e drejtuar nga pala greke janë të angazhuara anijet e marinës sonë”, Butrinti, dhe anija patrulluese R-117”, theksoi Peleshi, duke shtuar se më parë nga anija janë evakuuar pasagjerët dhe ekuipazhi.