Kur autoritetet ukrainase raportuan shkelje të armëpushimit në lindje të vendit, zyrtarë të lartë perëndimorë, duke përfshirë zëvendës presidenten e SHBA Kamala Harris dhe kryeministrin britanik Boris Johnson, paralajmëruan për një luftë të afërt. Por nga ana tjetër njerëzit në kryeqytetin ukrainas, Kiev nuk duken aspak të shqetësuar.

Sot ndërsa liderët më të mëdhenj botërore, po paralajmërojnë se një luftë është afër, familjarët në Kiev u dyndën në parqe dhe kënde lojërash këtë të diel, duke shijuar diellin e dimrit.

Ky nuk është një qytet që duket sikur është në prag të një konflikti apo lufte. Nën Monumentin e Mëmëdheut, një statujë 102 metra e gjatë e një gruaje me një mburojë dhe një shpatë, fëmijët po argëtoheshin shumë duke u ngjitur lart e poshtë në tanket e ekspozuara atje.

Kudo po ndihet frika e luftës, vetëm në Kiev, jo!

Përtej lumit, në parkun Dniprovskyy, shumë njerëz po kalonin mëngjesin e së dielës duke vrapuar, duke ecur me biçikletë. Aty pranë, në bregun ranor të lumit Dnieper, fëmijët po gërmonin të lumtur në rërë, duke parë rosat që notonin pranë. Por ndjenja e krenarisë dhe vendosmërisë, veçanërisht muajt e fundit mes tensionit në rritje, mbetet gjithmonë e pranishme