Kjo është markata e re e Durrësit punimet e së cilës duhet të kishin përfunduar në muajin shtator të vitit të shkuara. Dhjetëra tregtarë kanë mbetur papunë dhe të tjerët për të ushqyer familjet janë detyruar të shesin në rrugë duke u përballur dhe me policinë.

Jam vetë i 6 në shtëpi pa punë dhe gruan pa punë. Kam dalë në rrugë për të shitur çaj dhe policia më ka bërë raprezalie’, ka thënë një nga tregtarët.

Tregtarët kanë protestuar tek markata. Janë të indinjuar me Kryetaren e Bashkisë që nuk ka mbajtur premtimin.

“Sa duam kalamajtë tanë s’na duhen partia kanë vënë tabelën na thanë fillimisht 4 muaj. Kur erdhi Kryetarja e Bashkisë për zgjedhjet e prillit na tha do bëhet dhe më parë për 90 ditë, nuk e bënë. Vij për bukën e fëmijëve të mijë”, shprehet ai.

“Kemi që në qershor që presim po vjen qershori tjetër dhe markata nuk po përfundon. Këtu ka gënjeshtra, vetëm për vota e bëjnë unë kam qenë socialist s’ja u jap më votën”, thotë tregtari.

Janë 300 tregtarë që kërkojnë përshpejtim të punimeve. Shumë prej tyre kanë pezulluar aktivitetin dhe të tjetër tregtojnë në rrugë në kushte skandaloze pranë stadiumit “Niko Dovana”. Në ditë të tilla me shi nuk dalin në punë, produktet ju kalben dhe humbin para. Burime nga Bashkia e Durrësit thanë për abc se vonesat janë shkaktuar prej disa problemeve të paparashikuara dhe markata do të hapet për pak ditë./