Tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë dita ditës sa vjen e rritet dhe raportimet e fundit tregojnë se Rusia po bëhet gati të nisi luftën për pushtim.

Por përgjigjes nëse SHBA do të përfshihet në këtë luftë apo jo i është përgjigjur edhe një herë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Ajo tha se SHBA nuk do të hyjë në luftë me Rusinë, edhe nëse ajo kryen një pushtim të plotë të Ukrainës.

“Ne nuk do të jemi në një luftë me Rusinë apo të vendosim trupa ushtarake në terren në Ukrainë duke luftuar Rusinë,” tha ajo.

Një gazetar pyeti nëse kjo qëndron edhe nëse Rusia “merr të gjithë Ukrainën”.

“Kjo mbetet për t’u parë, por ajo që do t’ju them është se Presidenti ka qenë kristal i qartë dhe i qëndrueshëm – ai nuk po dërgon trupa amerikane në Ukrainë.”