Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov, ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat shqiptare.

Në fjalën e tij, ambasadori ukrainas ka thënë se Rusia ka kryer agresion ndaj Ukrainës, natën e djeshme. Teksa ka shtuar se është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin, është mbyllur hapësira veriore.

Ndër të tjera ambasadori falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që ka treguar. “Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrja e jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës. Për këtë ju falënderoj. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë atdheun tonë me të gjithë mënyrat”, shprehet ai.

Pyetjes se çfarë ndihmë kërkon konkretisht. “Kemi kërkuar nga Shqipëria benzinë dhe lëndë të tjera djegëse”, tha ai.