Sipas ekspertëve, sjellja e Putinit po bëhet më e paqëndrueshme dhe irracionale

Inteligjenca amerikane e ka quajtur prioritet kryesor vlerësimin e gjendjes mendore të presidentit rus Vladimir Putin, duke u përpjekur të zbulojë se si gjendja e tij ndikon në vazhdimin e luftës në Ukrainë.

Sipas ekspertëve, sjellja e Putinit po bëhet më e paqëndrueshme dhe irracionale. Pasi nisi pushtimin rus të Ukrainës, zyrtarë të lartë amerikanë i kërkuan CIA-s të mblidhte çdo informacion të ri për jetën e liderit agresor dhe sesi mendimi i tij u ndikua papritur nga një përgjigje e bashkuar dhe e ashpër nga fqinjët evropianë.

Ekipi i inteligjencës amerikane ka harxhuar dekada duke deshifruar ish oficerin e KGB-së, i cili drejton Rusinë që nga viti 1999.

Megjithatë, Putini mbetet një objektiv i vështirë, i rrethuar nga muri tradicional i spiunazhit dhe paranoja e Rusisë.

Sipas një kopjeje të siguruar nga CNN të një raporti të inteligjencës, sjellja e Putinit është bërë “shumë shqetësuese dhe e paparashikueshme” sidomos në ditët e fundit.

Putin duket se është jashtëzakonisht skeptik në lidhje me sanksionet që janë vendosur nga perëndimi në përgjigje të sulmit të tij ndaj Ukrainës.

Analizat për papërshtatshmërinë e Putinit filluan pasi ai dha një histori të shtrembëruar revizioniste që gjoja justifikonte ndërhyrjen e tij në Ukrainë.

Senatori nga Florida, Marco Rubio, një republikan nga Florida, shkroi në Twitter se Putin “ka qenë gjithmonë një vrasës, por tani problemi i tij është ndryshe dhe më i madh”, duke aluduar për gjendjen e tij mendore. Senatori nuk e komentoi këtë çështje në detaje.

Videot e presidentit rus i ulur dhjetëra metra larg nga këshilltarët e tij të lartë ushtarakë ose të ftuarit e huaj gjatë takimeve mund të kenë nxjerrë në pah imazhin e një lideri të izoluar që vepron me vullnetin e tij ose paranojë.

Ekspertë të tjerë besojnë se Putini filloi të bjerë në një krizë të thellë mendore për shkak të izolimit të zgjatur gjatë pandemisë COVID-19. Zëdhënësja e inteligjencës Beth Sanner, nga ana tjetër, thotë se Putini nuk është i çmendur, por “shumë emocional për shkak të asaj që ka dashur të bëjë prej kohësh”.

Më herët, Joe Biden tha se Putini ishte i izoluar nga bota më shumë se kurrë.