Një 26-vjeçar është mbytur në një rezervuar në Maliq.

Policia bën të ditur se të mërkurën, shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, ka deklaruar në polici se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi Martin Çeço, 26 vjeç.

Ndërkohë, këtë të enjte mësohet se 26-vjeçari është gjetur i mbytur në rezervuar.