Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Policia njofton se një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër automjet, ndërsa në aksident u përfshi edhe një automjet i tretë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë Krujë

Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin E. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.