Telenovela “Paul Pogba” nuk ndalet. Pak ditë më parë, vëllai i lojtarit të Juventusit, Mathias, e akuzoi atë se kishte punësuar një mësues fetar mysliman për të dëmtuar Kylian Mbappé me anë të magjisë së zezë.

“Nuk është kurrë mirë të kesh një hipokrit dhe një tradhtar pranë vetes”, – ka komentuar Mathias Pogba në llogarinë e tij në Twitter. Ylli i PSG-së nuk ka bërë një deklaratë zyrtare, por sipas mediave franceze ai ka reaguar në mënyrë private.

RTL dhe M6 kanë raportuar se Mbappé ka qenë i interesuar për historinë dhe ka kontaktuar vëllezërit Pogba për të zbuluar versionin e secilit prej tyre. Nuk duket se është konfirmuar, pasi nga njerëzit përreth sulmuesit të PSG ka rrjedhur informacioni se vëllezërit Pogba kanë folur vetëm për “çfarë kanë mundur dhe kanë dashur të thonë”.

Mbappe dhe ekipi i tij ligjor kanë vendosur të presin dhe të shikojnë zbardhjen e çështjes nga distanca, duke mos u përfshirë, në pritje që policia të bëjë punën e saj. E qartë është se kjo telenovelë vjen në një moment të keq për interesat futbollistike të kombëtares franceze.

Më pak se tre muaj para fillimit të Kupës së Botës, marrëdhënia mes dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj nuk përkon të jetë më e mira. Një situatë jo e re në Francë pas skandalit Benzema-Valbuena të vitit 2015.

Pas 15 ditësh, Deschamps do të japë listën për “Nations League”, pushimi i fundit para Kupës së Botës. Ribashkimi mes Pogba dhe Mbappé mund të shtyhet, pasi mesfushori po rikuperohet nga një dëmtim në gjurin e djathtë të pësuar në përgatitjet parasezonale.