Është mbyllur në orën 20:00 merkato e verës në Serie A.

Lëvizjet në minutat e fundit ishin të shumta, megjithatë, nuk pati surpriza të mëdha.

Monza e mbyll e fundit, me një goditje në mbrojtje.

Ekipi i Berlusconit arriti të huazojë mbrojtësin Izzo për të forcuar një nga repartet më problematike në javët e para të Serie A.

Depaoli te Verona

Fabio Depaoli i bashkohet Hellas Verona, lojtari është huazuar nga Sampdoria. Me të njëjtën formulë, Verona ka transferuar te Sampdoria Bruno Amione.

Milani transferon Sergino Dest

Milani ka zyrtarizuar mbrojtësin e Barcelonës Dest. Ai i është bashkuar kuqezinjve si huazim me të drejtë blerje.

Acerbi zyrtarizohet te Interi

Francesco Acerbi është zyrtarisht një lojtar i Interit. Mbrojtësi ka kaluar në formë huazimi nga Lazio te zikaltrit.

Arthur kalon nga Juventusi te Liverpool

Braziliani ka kaluar në Anfield në formë huazimi.

Sampdoria zyrtarizon Pussetto-n

Ish-sulmuesi i Udineses vjen në formë huazimi nga Watfordi te Udinese.

Spezia merr lojtarin e Chelsea-t

Zbarkon në Spezia Ethan Ampadu. Uellsia vjen nga Chelsea në formë huazimi.

Justin Kluivert te Valencia

Justin Kluivert zgjati kontratën deri në vitin 2025 me Romën, ndërsa u transferua në fund në formë huazimi te Valencia.

Torino transferon Karamoh nga Parma

Torino blen zyrtarisht Karamoh nga Parma, ish-sulmuesin e Interit.

 Meite te Cremonese

Ish-mesfushori i Milanit Soualiho Meité është lojtari i ri i Cremonese, ai mbërrin në formë huazimi nga Benfica.

Milani gjen mesfushorin

Aster Vranckx është lojtari i ri AC Milan. Ai vjen nga Wolfsburg me të drejtë blerjeje.

Pjaca te Empoli

Kroati Marko Pjaca ka kaluar nga Juventusi te Empoli në formë huazimi.