Ndërkohë që merkato europian është i mbyllur nga 1 shtatori, Turqia mbetej një nga vendet e pakta ku ishte ende e hapur, dhe një prej klubeve të saj më të rëndësishme, Gallatasaray, ka përfituar duke bërë një goditje të bujshme, edhe pse me shumë të panjohura.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Paris Saint Germain, argjentinasin Mauro Icardi, i cili ndodhej tashmë jashtë projektit të ekipit parizien.

Diçka që nuk imagjinohej në vitin 2019, kur erdhi me bujë si ish-kapiten i Interit, e shpërblyer fillimisht me gola dhe performanca të mira, të harruara tashmë nga tifozët francezë dhe veçanërisht  emiri që drejton klubin për shkak të dëmtimeve të shumta, skandaleve edhe jashtë fushës së tij dhe bashkëshortes Wanda Nara, si dhe një ulje domethënëse e statistikave të realizimit.

Klubi turk ka rënë dakord me sulmuesin ende 29-vjeçar për ta marrë si huazim me të drejtë blerje, ku do të paguajë pjesë të 10 milionë eurove që merr Icardi, i cili në Stamboll do të gjej një koloni lojtarësh që ia njeh nga përballjet në Serie A, nga Mertens tek Muslera dhe Torreira.