Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një 32-vjeçare, e cila kishte përvetësuar 16 700 euro përmes mashtrimit.

Në pranga është vënë shtetasja me inicialet K.H. Arrestimi i saj u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjenci turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme