Rey Manaj ka rënë pre e hajdutëve. Sulmuesi shqiptar, i cili dje shënoi dy gola me fanellën e Barcelona B, ka mësuar më pas lajmin e keq që në shtëpinë e tij kanë hyrë disa hajdutë.

Në mediat spanjolle ende nuk është raportuar diçka e tillë, por është menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ai cili zbulon gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i menaxherit të njohur

Veçse tregon se i është vjedhur shtëpia, ai jep edhe detaje të dëmit të bërë. 70 mijë euro cash mungojnë në shtëpinë e Manajt, sikurse edhe tre ora të shtrenjta.